24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Shkelja e masave ndaj COVID-19, Sami Lushtaku e Uran Ismaili në ndejë pa distancë e pa maska

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili janë parë bashkë në një ndejë në Gollak.

Ndejën, ku shihen disa persona, e ka bërë të ditur vetë Lushtaku në një postim në Facebook.

Në bazë të pamjeve të publikuara nga ai, në këtë ndejë s’janë respektuar masat ndaj pandemisë COVID-19, e siç janë distanca dhe bartja e maskave.

“Sonte në Gollak, bashkë me një pjesë të bashkëluftëtarëve të kësaj ane. Është kënaqësi e madhe sa herë jemi së bashku, për të kujtuar të kaluarën e popullit tonë si dhe për të këmbyer idetë për të tashmen dhe të ardhmen e shtetit dhe shoqërisë sonë”, ka shkruar Lushtaku sipër fotografive të publikuara.

Duhet theksuar se Qeveria e Kosovës gjatë muajit korrik mori vendim që të ndalohen tubimet publike dhe ato private.

“Ndalohen të gjitha tubimet publike, duke i përfshirë ahengjet familjare private”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles