Ali Ahmeti sot dëshmon në Gjykatën Speciale

0
14

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, sot dhe nesër do të dëgjohet nga Gjykata Speciale. Nga kabineti i BDI-së konfirmojnë se ai është ftuar si dëshmitar për rolin e tij në UÇK.

Por nga Gjykata Speciale e Hagës nuk kanë treguar deri tani se në çfarë cilësie është ftuar Ahmeti.

Gjykata speciale ka kërkuar që Ahmeti të jetë i disponueshëm dy ditë për deklarimin e tij.

Lideri i BDI-së muajin e kaluar në FB profilin e tij njoftoi se do të dëshmojë në Hagë, ku iftuar është si dëshmitar.