Kjo komunë fillon mësimin duke injoruar vendimin e Ministrisë së Arsimit

0
98

Graçanica fillon mësimin duke injoruar vendimin e Ministrisë së Arsimit

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit i kanë thënë televizionit se ky vendim nuk është në përputhje me vendimin e MASH.

Këtë vit 1 shtatori do të shënonte ditën kur Jon Ahmeti do të merrte rrugë drejt shkollës.

Megjithatë edhe këtë të martë ai po e kalon në shtëpi.

Vendimin e Ministrisë së Arsimit për ta shtyer fillimin e procesit mësimor, familjarët e Jonit i cili do të fillonte klasën e parë po e vlerësojnë si të panevojshëm.

Njëjtë si në shkollën “Asdreni” në fshatin Kozhnicë të Novobërdës, mësim nuk po mbajnë as në shkollat ku nxënësit janë serbë.

Gjatë së martës objekti shkollor aty ku mësojnë fëmijët serbë nga I njejti fshat, po qëndron i mbyllur.

Sipas zyrtarëve të komunës së Novobërdës, edhe shkollat serbe janë duke zbatuar vendimin e Ministrisë së Arsimit në Kosovë.

Ndërkohë në Graçanicë dyert e shkollës i kanë hapur për nxënës, por vetëm për t’i njoftuar për një vendim.

Familjarët thonë që ditëve në vijim fëmijët e tyre do të mbajnë mësim vetëm virtualisht.

Një mësimdhënës në komunën e Graçanicës, në kushte anonimiteti i tha televizionit T7, se nga Serbia janë autorizuar për ta zbatuar vendimin për mosmbajtjen e mësimit fizikisht.

Ndonëse jo në shkolla, mbajtja e mësimit virtualisht komunitetit serb nuk është në përputhje me vendimin e Ministrisë së Arsimit.

Në përgjigjien e ministrisë, thuhet se vendimet e tilla të dyfishta nuk e ndihmojnë këtë situatë.