16 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: Do të refuzoj të takohem me Trumpin nëse më kërkojnë ta njohë Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka thënë se do të refuzojë të takohet me presidentin amerikan Donald Trump nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kërkojnë që Serbia të pranojë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Këto deklarata Vuçiq i ka bërë teksa ka treguar se ka marrë agjendën zyrtare të takimit në Washington dhe se  në atë agjendë është “një pikë e papranueshme”, shkruan nedeljnik.rs,

“Nëse do të më ofrohet një takim bilateral me presidentin e SHBA’së unë do të jem presidenti i parë i Serbisë që do të refuzojë”, ka thënë Vuçiq, teksa është pyetur nëse do t’i kërkohet njohja e Kosovës nga Amerika.

Megjithatë kreu i shtetit serb nuk ka pranuar që të jap më shumë detaje rreth “pikës së papranueshme”.

Tutje Vuçiq ka thënë se do të mbrojë interesin e Serbisë pavarësisht se në çfarë presioni do të gjendet.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles