13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Kusari-Lila: “Qeverisja akademike” e solli Kosovën në krye të listës së zezë të vdekjeve në nivel botëror

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka kritikuar Qeverinë Hoti për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Kusari-Lila ka pohuar se, Kosova është shteti me numrin më të lartë të vdekjeve për 1 milion banorë për tërë javën e fundit të gushtit.

“Kur e themi ne të cilët jemi aktiv në politikë, na sulmojnë, na fyejnë dhe na quajnë me emra. Por tani kur e publikon këtë lajm një medium si Bloomberg nga ShBA, athua cila është përgjigja e kujdestarëve të fjalës dhe mendimit kritik?!

Shteti me numrin më të lartë të vdekjeve për 1 milion banorë për tërë javën e fundit të Gushtit jemi ne, Kosova. Pas kemi lënë shtetet të cilat kanë sisteme dikatoriale, varfëri, trafikantë të drogës dhe të qenieve njerëzore”, ka shkruar deputetja në Facebook.

Kusari-Lila në reagimin e bërë ka numëruar disa nga arsyet se pse Kosova ka numër të madh të vdekjeve nga COVID-19.

“Është e dukshme se emëruesi i përbashkët i vdekjeve nga virusi për të gjitha shtetet dhe Kosovën në top listë është: Menaxhimi katastrofal i pandemisë bashkë me nivelin e lartë të krimit dhe korrupsionit shoqëruar me arrogancën e udhëheqësve shtetëror të cilët injorojnë profesionistët dhe vendimet profesionale duke i zëvendësuar ato me vendime politike oportune. Këtu e solli vendin ‘Qeverisja Akademike’”, përfundon reagimi i deputetes.

Ndryshe, numri i personave që kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë ka arritur në 499.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles