Mungesa e dhënies së informacioneve rreth llojllojshmërisë së testeve nga laboratorët privatë ka bërë që qytetarët të testohen nga dy e me shumë herë për Covid 19.
KMDLNj ka pranuar më shumë se 20 ankesa nga qytetarët për këtë shërbim.
Por, edhe çmimet me të cilat po ofrohen për këto testime po konsiderohen të papërballueshme për xhepin e qytetarëve.
Valentina Demolli nga KMDLNj ka thënë se ata kanë kërkuar që të ulet çmimi i testeve në institucionet private shëndetësore.
Ulje të çmimit të testeve në laboratorët privatë ka kërkuar edhe Organizata joqeveritare “Konsumatori”.
Por, përkundër këtyre pakënaqësive, një ditë më parë Autoriteti Kosovar i Konkurrencës tha se çmimet janë në nivelin e konkurrueshmërisë.
Në 90 laboratorët e licencuar nga Ministria e Shëndetësisë për të kryer testime për koronavirus, në disa prej tyre ku tashmë kanë nisur të kryhen testet serologjike, çmimet variojnë nga 15 deri në 35 euro, varësisht nga numri i testeve për antitrupa.
Kurse, ato molekulare sillen nga 65 deri në 80 euro.