6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Selimi reagon pas publikimit të dokumenteve nga RTK, për vrasjen e Ukshin Hotin

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka reaguar ndaj publikimit të disa dokumenteve përmes së cilave pretendohet se hidhet dritë për zhdukjen e veprimtarit Ukshin Hoti, dhe të cilat tregojnë për vrasjen e tij nga shteti serb.

Ministri Selimi i cili përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se është e papranueshme disbalanca e presionit ndërkombëtar për krime lufte ndaj Kosovës krahasuar me atë ndaj Serbisë.

Gjatë reagimit të tij ministri Selimi, tha se Kosova nuk do të ndalojë së kërkuari drejtësi për Ukshin Hotin dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës, fati i të cilëve nuk dihet edhe 21 vjet pas lufte.

“Shfaqja e dokumentarit “Udhëve” në RTK, ka hedhur dritë mbi vrasjen e veprimtarit Ukshin Hoti, bazuar në një dokument që ka rrjedhur nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë. Qeveria e Serbisë, edhe përkundër faktit që ka informacione për fatin e Ukshin Hotit, asnjëherë nuk i ka publikuar ato dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për t’i sjellë të dyshuarit para drejtësisë, siç nuk ka bërë për asnjë krim të kryer gjatë luftës në Kosovë. Për më tepër, është e papranueshme disbalanca e presionit ndërkombëtar për krime lufte ndaj Kosovës krahasuar me atë ndaj Serbisë dhe që agresori të barazohet me viktimën në tavolinën e dialogut. Kosova nuk do të ndalojë së kërkuari drejtësi për Ukshin Hotin dhe të gjithë ata qytetarë të Kosovës, për fatin e të cilëve nuk dihet edhe 21 vjet pas lufte. Nuk do të lejojmë që krimet të mbesin pa u ndëshkuar”, ka reaguar ministri Selimi në Facebook.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles