24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Deputetja e PDK-së reagon pasi disa shkolla refuzuan t’i regjistrojnë disa vajza për shkak të shamisë, e quan fashizëm

Deputetja nga radhët e PDK-së Besa Ismaili, ka reaguar pasi disa vajza janë ankuar se disa shkolla nuk kanë pranuar t’i regjistrojnë për shkak të shamisë, shkruan Veriu.Info

Sipas informatave, shkollat kanë refuzuar t’i regjistrojnë këto vajza me arsyetimin se shamia në shkolla nuk lejohet.

Deputetja Ismaili këtë e ka cilësuar të papranueshme sepse, sipas saj, bie ndesh me liritë fetare individuale dhe madje ka shkuar më tej duke thënë se ndalesa të tilla kanë ngjyra fashizmi.

Postimi i saj:

Tejet e shqetësuar me provokimin për mos pranimin për regjistrim të nxënëses e cila bartë shami!

Kjo është e papranueshme!

Ka një dallim substancial ndërmjet institucionalizmit fetar dhe lirisë individuale fetare.

Thirrja kundër institucionalizmit fetar, për të ruajtur parimin sekular të shtetit po shtrembërohet me qëllim për të mohuar lirinë individuale fetare.

Respektimi i të drejtave dhe lirive nuk guxon assesi të jetë selektiv gjatë ushtrimit të ligjit. Aq më hiq kur kemi të bëjmë me vajza. Mohimi kategorik i tyre me veprime përjashtuese, përmban ngjyrim fashizmi.

Si anëtare e komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut, që nga mëngjesi i sotmë, jam duke u angazhuar maksimalisht, (ashtu siç kam bërë prore për më shumë se dy dekada tanimë, edhe në rastet e mëhershme) për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë dhe kapacitetet e mia, për të asgjësuar tendenca për veprime dhe vendime të tilla, të kundërligjshme dhe diskriminuese.

Ksenofobia nuk i duhet shoqërisë kosovare! /Veriu.Info

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles