Pas dy javësh, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është shëruar me COVID-19.
Kështu kanë bërë të ditur për KosovaPress burime brenda Qeverisë së Kosovës.
Të njëjtat burime kanë treguar se kryeministri Hoti, tashmë është kthyer sot në punë.
“Kryeministri Hoti është shëruar dhe është kthyer sot në punë”, thotë ky burim.
Hoti ishte infektuar me COVID-19 më 2 gusht.