17.3 C
New York
Tuesday, October 29, 2024

Buy now

spot_img

Stoltenberg pas bisedës telefonike me Hotin: Mirëpres progresin në dialogun Prishtinë-Beograd

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është deklaruar pas bisedës telefonike që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.

Stoltenberg përmes një postimi në Twitter ka thënë se e mirëpret progresin në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Bisedova me Avdullah Hotin rreth rëndësisë së ruajtjes së sigurisë nga NATO dhe KFOR dhe luftimin e COVID-19 në Kosovë. Mirëpres progresin në procesin e dialogut të sponsorizuar nga BE në mes të Prishtinës dhe Beogradit si mënyra e vetmja për arritjen e zgjidhjes politike afatgjate”, është shprehur ai në profilin e tij në Twitter.

Ndërkaq, më herët kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se e ka falënderuar Jens Stoltenberg për angazhimin e KFOR-it për paqen, sigurinë, si dhe ndihmën në menaxhimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë.

Hoti ka pohuar se Republika e Kosovës është e përkushtuar ta ndërtojë të ardhmen e saj euroatlantike dhe të bëhet sa më parë pjesë e NATO-s dhe e institucioneve të tjera ndërkombëtare.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles