13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj mirëpret ftesën për takimin në Uashington, ka një porosi për kryeministrin Hoti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mirëpritur ftesën për takim në Uashington më 2 shtator në mes Kosovës dhe Serbisë.

“.Takimi i këtij niveli është mëse i mirëpritur dhe i bëj thirrje Kryeministrit Hoti që këtë herë të ketë qasje serioze në menaxhim dhe në format të temave dhe takimit duke e ruajtur momentumin e lidershipit amerikan”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

E mirëpres ftesën e të Deleguarit Special të Presidentit Trump për takim në Washington me 2 shtator mes Kosovës dhe Serbisë. Takimi i këtij niveli është mëse i mirëpritur dhe i bëj thirrje Kryeministrit Hoti që këtë herë të ketë qasje serioze në menaxhim dhe në format të temave dhe takimit duke e ruajtur momentumin e lidershipit amerikan.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë e vetmja garancë në arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, për njohje reciproke në kufijtë ekzistues duke ruajtur karakterin unitar të shtetit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles