12.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Testimi serologjik deri në 50 euro

Disa laboratorë në Prishtinë, të licencuar për teste serologjike për coronavirus, kanë nisur punën dhe thonë se çmimet variojnë nga 25 deri në 50 euro, varësisht nga numri i testeve për antitrupa.

Çmimet për teste serologjike në Kosovë dallojnë nga laboratori në laborator.

Në vendet e rajonit, çmimet për testimin serologjik në disa institucionet private shëndetësore janë prej 17 deri 32 euro. Në Shqipëri, testimi serologjik kushton 32 euro. Në Serbi dhe Mal të Zi, ky lloj testimi kushton 17 euro.

Testet serologjike janë ato teste në bazë të të cilave mund të vërtetohet nëse një person e ka pasur coronavirusin dhe bëhet përmes mostrave të gjakut.

Ndërkaq dy nga institucionet shëndetësore të licencuara në Kosovë për testim me metodën PCR dhe teste serologjike për koronavirus, ende nuk kanë filluar të bëjnë këto teste dhe nuk e dinë se sa do të jenë çmimet.

Laboratorët që janë licencuar për të kryer testime janë laboratori mjekësor klinik “UBT” në Lipjan, dhe laboratori mjekësor i mikrobiologjisë klinike “Medical & Laboratory Services” në Prishtinë.

Testi PCR përcakton nëse virusi është aktiv, duke analizuar strishot nga hunda dhe fyti.

Në laboratorin mjekësor të mikrobiologjisë klinike “Medical & Laboratory Services” në Prishtinë, thonë se do të fillojnë së shpejti me testimin PCR, pasi që janë në pritje të materialit që mundëson procedurën e këtij testimi.

Ky laborator, thotë se ende nuk dihet se sa do të jenë çmimet për testimin me metodën PCR dhe atë serologjik.

Ngjashëm edhe laboratori mjekësor klinik “UBT” në Lipjan nuk i ka caktuar çmimet.

Edomond Hajrizi, pronar i laboratorit mjekësor klinik “UBT” në Lipjan, i ka thënë të hënën Radios Evropa e Lirë se nga java e ardhshme do të fillojnë me testime.

“Tash infrastruktura ekziston. Ne duhet të bëjmë furnizimin me kite (material që mundëson procedurën e testimit) sepse nuk mund të bësh furnizime pa e pasur të drejtën dhe pasi që t’i marrim, do të fillojmë me kryerjen e testeve. Ne i kemi kontaktet me furnitorë, i kemi marrëveshjet dhe besoj që shumë shpejt mund të fillojmë, nga java e ardhshme. Kitet mendojmë t’i marrim nga Gjermania”, ka thënë Hajrizi.

Hajrizi ka thënë se brenda ditës do të mund të bëjnë deri në 200 testime me metodën PCR, ndërsa teste serologjike, për shkak të procedurës më të shpejtë, sipas tij, do të mund të bëjnë një numër më të madh të testimeve.

Ai ka bërë të ditur se testet për COVID -19 (sëmundjen që e shkaktohen coronavirusi), që do të kryhen në këtë laborator, do të bëhen konfrom standardeve dhe ka një metodologji të standardizua dhe këto teste që do të bëhen në këtë laborator, do të duhej të pranohen nga të gjitha shtete në botë.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, në një takimi të martën me kreun e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, kërkuan nga laboratorët privatë që të vendosin çmime korrekte të testimeve.

Zemaj kërkoi nga Autoriteti Kosovar i Konkurencës që të monitorojë sjelljen e këtyre institucioneve në raport me caktimin e çmimeve të shërbimeve të testimit dhe të pamundësojnë krijimin e monopoleve.

Ministria e Shëndetësisë të hënë licencoi 29 institucione shëndetësore për të kryer teste për COVID-19. Megjithatë, ministria paralajmëroi se këto institucione nga sot, më 11 gusht, do të inspektohen nga Inspektorati shëndetësor, për të parë nëse ato plotësojnë kushtet për testim. /Rel/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles