13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu për mocionin: Sfidë mbledhja e nëntë nënshkrimeve tjera

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Hoti.

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se deri tash asnjë parti nga opozita nuk është pajtuar që ta rrëzojnë qeverinë Hoti.

Ish-Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se me këtë mënyrë menaxhimi të kësaj situate delikate, vendi rrezikon të shkojë në një katastrofë humanitare.

Ajo thotë se kjo situatë është një mesazh i qartë për të bashkuar forcat dhe për të rrëzuar qeverinë, të cilën pikërisht e synojnë nëpërmjet këtij mocioni mosbesimi.

“Qeveria Hoti nuk ka legjitimitet sepse nuk ka mbështetje nga qytetarët e Kosovës. Që prej ardhjes në pushtet të Hotit kemi parë vetëm dështime, e sidomos për sfidën me pandeminë. Situata përpara se të vinte kjo qeveri ka qenë e menaxhueshme dhe tani ka dështuar totalisht. Një prej pikave të mosbesimit është mënyra e menaxhimit të pandemisë. Në kohën kur është rrëzuar qeveria Kurti, situata me pandeminë ishte në rregull”, ka thënë ajo në Ora News, transmeton KP.

“Në kohë pandemie, ata zgjodhën që të rrëzonin një qeveri që konsiderohej si më e mira që pas shpalljes së pavarësisë pa asnjë arsyetim.  Numri i rasteve të infektuar po arrin 10 mijë, ndërsa viktimave mbi 300. Kosova rrezikon të shkojë drejt një katastrofe humanitare pasi do të jetë e pamenaxhueshme nga vetë stafi mjekësor. Kjo është një shenjë për të bashkuar forcat dhe për të larguar këtë qeveri, pasi Kosova do të përfundojë me një numër shumë të lartë të infektuarish por dhe qytetarëve që humbin jetën për shkak të pandemisë”.

Ndërsa, sa i përket votave për ta kaluar këtë mocion, aktualisht LVV ka 31. Haxhiu thotë se duhen të paktën 9 që ajo të dërgohet në Parlament e më pas 61 për ta kaluar.

Sipas saj, sfida më e madhe për LVV është mbledhja e nëntë votave.

“Për ta bërë një mocion formalisht na duhen 40 vota, ndërkohë që grupi jonë i ka të paktën 31 deputetë ndaj na duhen edhe 9. Më pas na duhen 61 për ta kaluar në Parlamentin e Kosovës. Ne po komunikojmë me parti të tjera parlamentare në opozitë apo në pushtet ku i kemi dërguar dhe një listë me pikat e këtij mocioni dhe i kemi ftuar nëse duan të kontribuojnë në këtë lëvizje apo të bëhen pjesë e saj. Deri më tani nuk është pajtuar ndonjë. Sfida më e madhe tani është mbledhja e 9 votave, më pas kur të shkojë në Kuvend situata do të jetë në favorin e këtij mocioni”, ka thënë Haxhiu.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles