19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri godet Haradinajn: S’ka nevojë për defilime në Karaçevë, kufijtë e Kosovës të sigurt

Shefi i Qeverisë, Avdullah Hoti, ka thënë se s’ka nevojë për defilime në Karaçevë dhe as për deklarata pompoze pa e ditur se çka ka ndodhur në kufirin Kosovë-Serbi.

“Siguria në Kosovë nuk mund të rrezikohet nga askush. Nuk ka vend për panik, dhe as nevojë për deklarata pompoze e defilime në vendngjarje, pa pasur idenë se si ka ndodhur ngjarja”, ka shkruar Kryeministri në një reagim në FB.

Hoti ka thënë se Shefi i KFORI’it ia ka sqaruar Ministrit të Brendshëm gjithë ngjarjen.

“Lidhur me ngjarjen e djeshme, sot Ministri i Punëve të Brendshme është takuar me Komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Risi, me të cilin kam komunikuar edhe vetë mbrëmë dhe sot. Në këtë takim është sqaruar se si ka ndodhur kjo ngjarje. Kam qenë në komunikim edhe me Kryetarin e Kamenicës, z.Qendron Kastrati, me të cilin së shpejti do të vizitojmë qytetarët tanë në ato fshatra”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se kufijtë e Republikës së Kosovës janë të sigurt dhe të njohur ndërkombëtarisht nga pjesa më e fuqishme dhe demokratike e botës.

“Në ditët në vijim do të merren veprime konkrete nga institucionet e sigurisë së Kosovës, në koordinim me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, përfshirë këtu patrullimet e përbashkëta me KFOR-in. Dëshiroj të falënderoj Gjeneralin Risi për bashkëpunimin e ngushtë në vazhdimësi”, ka thënë Kryeministri.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles