Grumbuj njerëzish janë parë sot në qytetin e Mitrovicës Jugore, Vushtrri e Deçan, duke mos respektuar asnjë nga masat e Qeverisë në luftë kundër pandemisë së COVID-19, nga e cila deri më sot kanë vdekur 315 persona dhe janë infektuar mbi 10 mijë.
Para syve të Policisë më qindra qytetarë, përfshirë edhe të moshave të mitura janë grumbullur pa respektuar asnjë nga masat anti COVID të qeverisë.
Artisti në Instagram ka postuar foto dhe video nga ky turne.
Reperi Gramoz Aliu me emrin e tij artistik Mozzik sot ka shpërndarë albumin e tij në këto qytete.
Mozzik ka paralajmëruar se turneu i tij për shpërndarjen e albumit do të vazhdojë edhe nesër nëpër qytete tjera, si në Prishtinë, Gjilan e Ferizaj.
Në fotografit dhe video e shpërndara nëpër rrjetet sociale shihet qartë se asnjë rregull nuk është respektuar edhe pse në këtë tubim ishin të pranishëm edhe Policia e Kosovës.
KALLXO.com sot gjatë ditës është munduar të kontaktojë me policinë e Mitrovicës dhe në me drejtorinë Qendrore në Prishtinë, por të njëjtit nuk ishin të qasshëm.