Një person është gjetur pa shenja jete brenda një veture në fshatin Koliq të komunës së Prishtinës.
Raportohet se trupi është gjetur rreth orës 14:30, në lagjen “Peraj”, të Koliqit, teksa policia është duke e trajtuar rastin në bashkëpunim me prokurorinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Sot, më 08.08.2020 rreth orës 14:30, policia është njoftuar për një rast ‘vdekje e dyshimtë’. Rasti ka ndodhur në fshatin Koliq (lagja Peraj). Njësitet policore nga Stacioni Policor ‘Veriu’ Prishtinë i janë përgjigjur njoftimit. Në vend-ngjarje, në një veturë, është gjetur një person pa shenja jete. Policia është duke e trajtuar rastin në koordinim me prokurorinë”, tha Krasniqi.