Hoxhaj për mocionin e VV’së: Po të ishin serioz, do ta propozonin Kadri Veselin për mandatar të ardhshëm

0
73

Anëtari i Kryesisë së PDK’së, Enver Hoxhaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se mocioni i VV’së nuk është serioz, dhe se po të ishte atëherë do të duhej të propozohej kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, sikur mandatar.

“Ajo që ka dashur VV është të prodhojë lajm dhe të bëjë spektakël. Një pjesë e madhe e qytetarëve e dijnë se me nënshkrimet e VV’së nuk mund të bëhet asgjë. U duhen 40 vota për ta dërguar në seancë e ata nuk e kanë. Ajo që kanë bërë ata mund të quhet hipokrizi. Unë kam folur me Kadri Veselin dhe Bedri Hamzën.

Nuk ka pasur bashkëpunim me ne dhe nuk është nismë serioze në një kohë kur vendi po ballafaqohet me pandemi. Problem të bëhet spektakël në një kohë kur 300 persona kanë humbur jetën, dhe jemi në listën e zezë të shumë raporteve për menaxhim të pandemisë”, shton ai.

Ai ka thënë se nëse VV e kanë seriozisht, atëherë le ta propozojnë kryetarin e PDK-së si mandatar, duke shtuar se VV ka marrë iniciativë për këtë mocion, pa biseduar me PDK-në.

“Nëse VV do ta kishte seriozisht që do ta udhëheqte vendin në pandemi dhe do mbështetje nga PDK, atëherë le ta propozojnë kryetarin e partisë së PDK-së për mandatar, nëse e kanë seriozisht, nëse duan ta nxisin një deputet të PDK-së që ta votojnë mocionin e tyre.”, ka thënë Hoxhaj.