18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Hyseni pas kthimit nga Uashingtoni: Kam theksuar nevojën e dinamizimit të dialogut Kosovë-Serbi

Koordinatori për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, ka thënë që gjatë vizitën në Uashington, është angazhuar që çështja e dialogut me Serbinë të mos shtyhet edhe më shumë.

“Në vizitën e Uashingtonit, kam theksuar nevojën e dinamizmit të dialogut, në mënyrë që të përkufizohet në kohë dhe të mos zvarritet dhe të mos rrëshqasë në debate koti”.

Hyseni në një intervistë ekskluzive në Rubikon në Klan Kosova pas kthimit nga Uashingtoni, ka thënë që nuk duhet të dështojmë sërish me përpjekjet për të dialoguar me Serbinë.

“Është e domosdoshme që të shtrohet çështja madhore për diskutim. E ato janë relacionet normale të përhershme Kosovë-Serbi, e që nuk mund të ketë pa njohje reciproke”.

Hyseni ka theksuar se do të insistojë që të takohet me të gjitha grupet parlamentare për t’i informuar për rrjedhën e dialogut.

“Të gjitha palët që kanë qenë të interesuara të njoftohen nga dora e parë, kanë qenë të informuar. I kam kontaktuar të gjithë pa përjashtim”.

Megjithatë, Hyseni ka thënë që ende nuk ka marrë përgjigje për të diskutuar për këtë çështje me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles