15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Tërhiqet Zemaj, merr vendim të bëhet plotësim-ndryshimi i udhëzimit për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Armend Zemaj ka anuluar vendimin e datës 04. 08. 2020, me të cilin është shfuqizuar Udhëzimi Administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale dhe ka nxjerr vendim me të cilin ka obliguar Sekretarin e Përgjithshëm të MSh-së që të ndërmarr veprime për plotësim – ndryshimin e Udhëzimit Administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale.

Zemaj priti sot në takim përfaqësues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, të Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, të Shoqatës së Distributorëve Farmaceutikë të Kosovës dhe zyrtarë të tjera nga komuniteti farmaceutik, me të cilët diskutoi për vendimin për anulimin e Udhëzimit Administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale.

Në këtë takim, Zemaj ka shpjeguar se anulimi i Udhëzimit Administrativ është bërë për shkak të pamundësisë së zbatimit të disa dispozitave të tij, të konstatuara nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave dhe nga Departamenti Ligjor i Ministrisë së Shëndetësisë.

“Pas një diskutimi të gjatë rreth kësaj çështje, Zemaj, me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për zbatimin e këtij udhëzimi, i cili praktikisht ka mbetur i pazbatuar qe disa muaj, ka ofruar disa opsione për të mundësuar vazhdimin e procesit dhe për ta bërë të zbatuar këtë udhëzim, në interes të rregullimit të treguat farmaceutik në Kosovë”, thuhet në komunikatën për medie.

“Ministria e Shëndetësisë e ka bërë të qartë edhe në takimin e mbajtur me komunitetin farmaceutik, se vendimet e marra janë për shkak të pamundësisë së zbatimit të udhëzimit që do të plotësohet dhe kjo nuk ka të bëjë fare me interesa të tjera siç po provohet të interpretohet e keqpërdoret nga dikush. Interpretimet me ngjyrime politike pas vendimit të Ministrit për kinse krijim të mundësive për rritje të çmimit të barnave nuk kanë asnjë bazë dhe janë thjesht një tendencë për të larguar vëmendjen nga fakti që udhëzimi i lartpërmendur, në formën si ishte, ishte i pazbatuar prej muajsh, për shkak të disa dispozitave që nuk i kishin adresuar drejt disa çështje që lidhen me çmimet e produkteve dhe pajisjeve medicinale”, thuhet në komunikatë.

Gjatë të martës, Oda e Farmacistëve të Kosovës ka reaguar ashpër pas vendimit për shfuqizim të udhëzimit për rregullimin e çmimeve të barnave.

Në një reagim të OFK-së, thuhet se kjo është e turpshme aq sa edhe kriminale. Madje ata kanë kërkuar edhe largimin e ministrit Armend Zemaj.

“Shfuqizimi i udhëzimit për rregullimin e çmimeve të barnave sa e turpshme aq kriminale. Ministër Zemaj po e turpëron veten dhe familjen tënde e popullin po varfëron, IK sa më parë! OFK do të thërrasë këshillin drejtues dhe do të këshillohet edhe me Kuvendin e OFK-së për veprimet që do të ndërmerren”, thuhet në reagimin e OFK-së.

 

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles