Kaq raste janë aktive me koronavirus në Kosovë

0
34

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 9.274 raste nga 38.342 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 269 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarave deri më sot është gjithsej 5.190 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.815.

“Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët. Bartja e maskave mbetet obligative. Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”, thuhej në njoftim.

IKSHPK njofton se inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

“Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve”.