Djegia e pacientes me Covid-19 nga bombola e oksigjenit, mjeku kujdestar rrëfen si ndodhi gjithçka

0
63

Pacientes F.Xh e cila është e infektuar me COVID- 19 dhe po trajtohet në klinikën e pulomologjisë, iu shtua edhe një problem shëndetësor, kur një bombol e vogël e oksigjenit mori flakë dhe ia dogji duart.

Mjeku i cili ishte kujdestarë kur ndodhi rasti, Flamur Marku ka thënë se pacientja i ka dëmtuar duart, ndërkaq tha se menjëherë është konsultuar edhe kirurgu plastik dhe ka intervenuar.

Marku ka thënë në Klan Kosova se fatmirësisht bombola nuk ka shpërthyer, ndërsa tha se atë bombolë pacientja e kishte siguruar vet.

“Një pacientë e cila ka siguruar një bombolë, nuk ka qenë një bombolë e klinikës, por e ka siguruar një bombolë për nevoja, për të shkuar në tualet. Edhe në momentin që e ka përdorë, ajo fatmirësisht nuk ka shpërthyer, sepse po të shpërthente bombola është dëmi shumë më i madh, por në momentin që e ka vendos maskën e oksigjenit, aty është ndez një zjarr”, tha Marku.

“Ka disa pacientë që nuk pranojnë të kateterizohen, të cilët dëshirojnë të shkojnë në banjo vet. Nganjëherë, vendosin ashtu edhe pse insistimi jonë është që të kateterizohen sepse është i nevojshëm oksigjeni”, tha mjeku.

Ndryshe, pacientja e kishte përdorur disa herë këtë bombolë, pasi është edhe punëtore shëndetësore.