3.6 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kurti uron Kurban Bajramin, apelon për kujdes të shtuar për shkak të pandemisë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në këtë festë synohet afirmimi i kujdesjes për tjetrin, e jo për vetën.

Ai tutje apelon për kujdes të shtuar për shkak të pandemisë e cila ka kapluar vendin dhe më gjerë.

“Të dashur besimtarë myslimanë, gëzuar festën e sakrificës, Kurban Bajramin. Çka shkon te Zoti nuk është mishi e gjaku i sakrificës, por qëllimi i mirë, drejtësia, adhurimi e dashuria. Në këtë festë, synim nuk është kënaqja e vetes, por afirmimi i kujdesjes për tjetrin. Prandaj sipas rregullit kurbani ndahet në tre pjesë, dhe vetëm njëra mbahet për vete e familjen e ngushtë. Dy të tjerat, pra pjesa më e madhe e sakrificës, u dhurohen të varfërve, por edhe fqinjëve, miqve e familjes së gjerë. Kjo është festë e solidaritetit. Sivjet kjo festë na gjen të vënë në sprovë prej një pandemie të rëndë e të rrezikshme, e cila në vendin tonë po bëhet kërcënuese për të gjithë. Andaj besoj se është pjesë e mesazhit të kësaj feste kërkesa për sakrificë nga besimtarët, duke mos u grumbulluar në ambiente të mbyllura, gjithnjë me synimin për të mbrojtur të tjerët dhe ruajtur veten. Uroj që festën ta kaloni lumturisht, dhe të na sjellë të gjithëve fat e mbarësi për javët e muajt në vijim, sepse kemi nevojë. Por ju lutem, mbani distancë, përdorni maskat, kufizoni maksimalisht takimet e vizitat me persona jashtë familjes suaj. Bëjeni këtë sakrificë për familjen e fqinjët, për bashkëkombasit tuaj. Edhe një herë, me fat Kurban Bajrami”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles