17.3 C
New York
Tuesday, October 29, 2024

Buy now

spot_img

Kujtim Shala: Nuk ka pasur përplasje fizike me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala ka mohuar se ka sulmuar fizikisht deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca.

Shala ka thënë për Telegrafin se mbledhja e komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë është shoqëruar me tensione, por që nuk ka pasur përplasje fizike.

“Nuk është e vërtetë se ka pasur përplasje fizike, nuk ka ndodhur sulm. Ka pasur mbledhje të tensionuar që është prishur nga anëtarët e LVV-së”, ka thënë ai.

Shala tha se ambientet e Kuvendit të Kosovës janë nën monitorimin e kamerave prandaj çdo gjë mund të bëhet publike.

Ndryshe, deputeti i LVV-së, Gazmend Gjyshinca, në një konferencë për media ka thënë se deputetët e LDK-së, Kujtim Shala e Arben Gashi e kanë sulmuar fizikisht atë.

“Fillimisht kanë nisur sulmet verbale si nga kryetarja e komisionit edhe pastaj nga deputetët e LDK-së. Me të përfunduar mbledhja e komisionit, mbeta pak më vonë për të dalë nga salla ku u mbajte mbledhja, në momentin kur kam dalë në korridor jam sulmuar nga deputet Kujtim Shala e Arben Gashi”, kishte pohuar ai.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles