Raportojnë mediat serbe: Tri shtete janë të gatshme ta tërheqin njohjen e Kosovës

0
55

Serbia ka njoftime nga të paktën tre vende që janë të gatshme të rishqyrtojnë vendimin e tyre për njohjen e pavarësisë së Kosovës, kështu shkruan sot gazeta serbe Novosti.

Kjo gazetë shkruan se Beogradi është i gatshëm të drejtojë aktivitete diplomatike drejt tyre nëse Kosova vazhdon të lobojë për njohje të reja, si dhe për pranim në organizata ndërkombëtare, çka siç shkruan gazeta paraqet ndërprerje e drejtpërdrejtë e dialogut të porsa rinisur.

Më 15 qershor, Richard Grenell, ndërmjetësi amerikan në dialog, njoftoi se të dy palët kishin rënë dakord që Serbia të ndalojë fushatën e çnjohjeve, kurse Kosova të pezullojë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Kanë kaluar një muaj nga atëherë, dhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, deklaroi se i Kosova nuk do të pezullojë nismat e saj për pranim në organet ndërkombëtare.

Vazhdimi i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës në nivelin teknik pritet të vazhdojë edhe këtë javë.