10.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Aksident i rëndë trafiku në Komoran, vdes një person

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së dielës në Komoran të Drenasit, si pasojë një person ka humbur jetën.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Në vendin e ngjarjes, kanë arritur policia dhe ambulanca.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Bajram Krasniqi.

“Sot, më 26.07.2020, në ora 15:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Komoran. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Sipas ekipit mjekësor një person si pasojë e aksidentit është pa shenja jete. Njësia policore e autostradës  po merret me matjet dhe shikimin e vend-ngjarjes”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq, për shkak të aksidentit dhe ekzaminimit të policisë, janë krijuar kolona të gjata automjetesh.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles