13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

COVID-19 në Kosovë – 8 të vdekur, 220 raste të reja dhe 121 të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 472 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 220 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 7,137 nga 34,316 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 177 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë kësaj kohe janë shëruar 121 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarëve deri më sot është gjithsej 3,874 raste.

Kurse numri i rasteve aktive është 3,086.

Rastet pozitive janë nga Komuna e Prishtinës me 81 raste, Komuna e Pejës me 23 raste, Komuna e Ferizajt me 13 raste, Komuna e Podujevës me 12 raste, Komuna e Fushë Kosovës me 10 raste, Komuna e Lipjanit me 9 raste, Komuna e Drenasit me 7 raste, Komuna e Gjakovës me 7 raste, Komuna e Istogut me 6 raste, Komuna e Gjilanit me 6 raste, Komuna e Deçanit me 6 raste, Komuna e Vitisë me 5 raste, Komuna e Vushtrrisë me 4 raste, Komuna e Kamenicë me 4 raste, Komuna e Suharekës me 4 raste, Komuna e Klinës me 4 raste, Komuna e Malishevës me 4 raste, Komuna e Obiliqit me 4 raste, Komuna e Shtimes me 3 raste, Komuna e Skenderajt me 3 raste, Komuna e Prizrenit me 2 raste, Komuna e Rahovecit me 2 raste dhe Komuna e Mitrovicës me 1 rast.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles