15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Shtohen infektimet me COVID-19 në Gjermani – testim me detyrim për pushuesit e kthyer

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn po verifikon mundësinë e testeve të detyruara të COVID-19 për pushuesit që kthehen nga zonat e rrezikuara.

Ndërkohë flitet se vala e dytë e Coronavirusit është realitet në Gjermani.

“Ne po verifikojmë detyrimin ligjor”, për testet e COVID-19 tha Jens Spahn për Deutschlandfunk lidhur me mundësinë e vendosjes së testeve të detyruara për ata pushues që kthehen nga zonat e rrezikuara.

Sphan e argumenton këtë masë me rritjen e numrit të infeksioneve të reja.

“Një numër i tillë kaq i lartë nuk ishte prej kohësh”, ka thënë ai, duke theksuar se, “ajo që kemi për momentin janë shumë vatra të vogla shpërthimi”, që shumicën e rasteve ka të bëjë me aktivitetet e udhëtimeve.

Por një test i detyruar shkon përtej vendimit të ministrave të Shëndetësisë së landeve të premten. Sipas tij në aeroporte do të ngriheshin qendra testimi, ku të kthyerit nga pushimet do të testoheshin pa kosto dhe vullnetarisht.

Sipas Spahn për detyrimin e testimit ka pengesa të mëdha ligjore.

“Është një ndërhyrje në liri detyrimi që i vihet dikujt për testim. Gjykatat e shohin me shumë vëmendje që çdo ndërhyrje të jetë proporcional”, ka thënë Spahn, që është shprehur, se ende beson në testimin vullnetar dhe arsyen e pushuesve.

Ndërkohë autoritetet gjermane shënojnë shifra të larta të COVID-19. Rreth 800 raste në ditë janë regjistruar së fundmi.

Vetëm të premten Instituti Robert Koch regjistroi 815 raste. Gjithsej në Gjermani janë 202,964 vetë të infektuar. Shifrat janë shqetësuese.

“Më parë kjo shifër ishte afër 500 vetë në ditë ose dukshëm më poshtë”, tha një zëdhënëse e RKI.

Edhe virologu Jonas Schmidt-Chanasit nga Instituti i Hamburgut, Bernard Nocht u shpreh për “një rritje të sipërfaqes” së infektimeve.

Kryeministri i landit gjerman të Saksonisë, Michael Kretschmer është shprehur, se e kemi ndërkohë një valë të dytë infektimesh.

“Ajo është aty. Kemi përditë vatra të reja infeksionesh, nga të cilat mund të rezultojnë shifra shumë të larta”, tha ai për Rheinische Post.

Detyra aktuale është të ndërpritet kjo valë përditë.

Sipas tij kjo habitshëm po bëhet shumë mirë.

Si Jens Spahn edhe Michael Kretschmer i CDU-së e lidh rritjen e infeksioneve me udhëtimet dhe sjelljen e virusit nga jashtë.

Kryeministri i Saksonisë kërkon për këtë teste të detyrueshme të COVID-19 për ata që kthehen nga zonat e rrezikuara.

Por shifrat po rriten jo vetëm në Gjermani. Organizata Botërore e Shëndetësisë ndërkohë njofton, se numri i infektimeve të reja në ditë është më i lartë, se kurrë që nga fillimi i pandemisë.

Të premten në mbrëmje janë regjistruar 284,196 raste të reja. Numrin më të lartë të infektimeve e shënon SHBA, Brazili, India dhe Afrika Jugore. Që nga shpërthimi i pandemisë janë infektuar 15,3 milionë vetë dhe 630 mijë vetë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19. /Deutsche Welle/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles