4 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Nuk do të hezitoj të ndërmarrë masa edhe më ekstreme kundër COVID-19 nëse më rekomandojnë ekspertët

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në konferencë për medie ka bërë të ditur se nuk do të hezitoj të marrë masa edhe më rigoroze me rekomandim të ekspertëve shëndetësor, nëse është e nevojshme për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19.

Hoti tha se inspektorati dhe policia e Kosovës janë fuqizuar edhe më shumë kohëve të fundit me kapacitete për të intervenuar në rast të mos respektimi të masave kundër coronavirusit.

“Vlerësimet e përgjithshme janë këto që tri instrumentet e vetme që na mundësojnë neve ta menaxhojmë situatën janë mbajtja e detyrueshme e maskës, mbajtja e distancës dhe higjiena personale. Këto janë të vetmet masa derisa nuk ka vaksinë për trajtim. Në këtë aspekt inspektorati dhe policia duhet të bëjnë punën e tyre. Rekomandimet tona janë mbajtja e maskës, mbajtjen e distancës, dhe mbajtjen e higjienës personale. Do të jemi çdo kund, në rrugë, në institucione, në çdo biznes për tu siguruar që të zbatohen me rigorozitet. Nuk do të hezitoj që në bazë të rekomandimeve të marrim masat më ekstreme, duke u bazuar në rekomandimet e ekspertëve”, tha Hoti.

Kryeministri u shpreh se është i shqetësuar me mosrespektim të masave në disa raste, dhe siç tha ai edhe mos intervenimin e inspektoratin dhe policinë.

Hoti tha se ka pasur aktivitete sportive dhe ka pasur edhe protesta gjatë të cilave nuk janë respektuar masat e përcaktuara nga Qeveria e KOsovës.

“Ne po bëjmë të pamundur që brenda kapaciteteve spitalore të krijojmë hapësira, dhe po bëjmë të pamundur të mos vijmë në pikën që të mos kemi ku t’i shtrijmë pacientët që kanë nevojë për tu shtrirë në spital. Ndërkohë që po flasim janë rreth 570 pacientë të shtrirë në QKUK dhe Spitale, ndërkaq në kemi vetëm 700 shtretër në dispozicion, nuk kemi më shumë. Tash ne duhet me riorganizuar edhe njëherë  QKUK, për të mbyll ndoshta disa prej klinikave për t’i vënë në dispozicion të situatës. Jemi duke punuar edhe me spitalet private për të bërë hapësira të nevojshme”, tha Hoti.

Ndërkaq, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka thënë se tashmë kanë riorganizuar QKUK-në, dhe se pacientëve ju ofrohet mundësia që të trajtohen edhe në disa spitale rajonale, por që sipas tij janë të obliguar që t’i ruajnë edhe shërbimet tjera bazë që duhet tu japin pacientëve që nuk janë të infketuar me COVID-19.

“Ne deri më tani kemi arritur të vëmë në dispozicion 700 shtretër, ku janë 570 të zënë. Nga 570, 250 janë në hapësirat e Klinikave të QKUK-së, ndërsa të tjerët në spitalet regjionale, derisa disa ditë më parë ishin të kundërtën. Për kundër kësaj, jemi të obliguar, që të ofrojmë shërbime edhe me pacientëve të tjerë. Sidomos për këto raste urgjente. Duhet të ruajmë edhe shërbimet bazike për të tjerët që nuk janë me COVID-19”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani tha se do të dyfishohen testimet shumë shpejt, pasi që të nisin punën laboratorët privat ku do të bëhen teste serologjike dhe PCR teste.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles