24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi pas protestës për Xhaminë e Madhe: Nuk duhet të shërbejë për nxitjen e urrejtjes ndërfetare dhe ndëretnike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas protestës së sotme në Prishtinë ku u kundërshtua ndërtimi i Xhamisë së Madhe.

Thaçi ka thënë se ndihet mirë e krenar që së bashku me ish-presidentët e Kosovës kanë vënë gurthemelin e Katedrales dhe gurthemelin e Xhamisë në Prishtinë.

“Ndjehem mirë dhe krenar, që së bashku me kreun e komunitetit të besimtarëve të krishterë dhe me Presidentin Rugova kemi vënë gurthemelin e Katedrales në Prishtinë. Po ashtu, ndjehem mirë dhe krenar, që së bashku me kreun e komunitetit të besimtarëve myslimanë dhe me Presidenten Jahjaga e vumë edhe gurthemelin e Xhamisë në Prishtinë”, ka shkruar Thaçi në një postim në Facebook.

Presidenti Thaçi ka thënë se “Kosova është shembulli më i mirë, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë për tolerancën dhe bashkëjetesën e shkëlqyer ndërfetare, shekuj me radhë”.

“Askush nuk ka asnjë arsye që të ndjehet i fyer, i anashkaluar apo i privilegjuar mbi baza fetare në shtetin tonë modern. Protesta dhe shprehja e pakënaqësisë janë vlera demokratike në shoqërinë tonë, por ato asnjëherë nuk duhet të shërbejnë për nxitjen e urrejtjes ndërfetare dhe ndëretnike. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj”, përfundon shkrimi i presidentit.

Ndryshe, sot është protestuar kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, e cila do të ndërtohet në lagjen “Dardania”

Projekti parashihet të kushtojë mbi 30 milionë euro dhe është i financuar nga Bashkësia Islame e Turqisë.

Ndërtimi i xhamisë parashihet të zgjasë rreth tri vite nga koha e fillimit të realizimit të projektit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles