Turqia e Erdoganit i ka kërkuar Libanit të marrë masa ndaj udhëheqësit të emisionit libanezo-armenian, Neshan Der Haroutiounian, pasi ky i fundit kishte thënë se Erdogan është njeri i ligë dhe bir i një milion njerëzve të ligj, shkruan Veriu.Info
Ai qartësoi se këto fjalë ishin të drejtuara për Erdoganin, regjimin e tij dhe Perandorinë Osmane.
Këto deklarata nxitën përgjigje të shpejtë nga autoritetet turke të cilat kontaktuan zyrtarë të Libanit dhe kërkuan ndëshkimin e tij.
Autoritetet e Libanit si duket i janë bindur këtyre kërkesave pasi Der Haroutiounian do të paraqitet para Gjykatës për ato fjalë.
Kujtojmë se Turqia një ndikim të tillë ishte përpjekur ta ushtrojë edhe në Kosovë, kur nëpërmjet ambasadores së saj kishte kërkuar nga institucionet e Kosovës që të merren masa ndaj gazetarit Berat Buzhala, pasi ky i fundit kishte kritikuar presidentin e vendit, Erdogan. /Veriu.Info