Zemaj eskalon me komentuesit, i quan të mjerë

0
24

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e zyrtarit policor, Ilir Gjokaj, i cili ishte i prekur me Covid-19.

Zemaj me anë të një fotografie në rrjetin social Facebook deklaroi se i ndjeri ishte mik i tij.

“Menaxhimi i pandemisë Covid-19 është një punë e përbashkët e shumë institucioneve dhe shërbimeve të vendit tonë”.

“Në këtë betejë të vështirë një kontribut të jashtëzakonshëm janë duke e dhënë edhe Policia e Kosovës, e cila ka angazhuar katër mijë pjesëtarë të saj për të përkrahur institucionet shtetërore në zbatimin e masave kundër Covid-19 dhe në ruajtje të shëndetit të popullatës.

“Për fat të keq, Covid-19 ka prekur edhe pjesëtarë të PK-së dhë një nga ta, miku im polici Ilir Gjokaj që ka shërbyer në Stacionin Policor të Gjakovës ka humbur betejën me virusin. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe Policisë së Kosovës për këtë humbje të pakompensueshme, duke bashkëndjerë me ta në këto momente të vështira”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Në fotografin e publikuar Zemaj dhe Gjokaj janë pa maska.

Si duket ministri ka marrë reagime nga qytetarët për këtë gjë, dhe ai iu ka komentuar ku ka thënë “Lexone more te mjere tekstin, ju qe po kerkoni maske. Kjo foto eshte para sa viteve, polici Ilir Gjokaj ka humbur jeten. Foto eshte kujtim”.