9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Qalaj: Rreth katër mijë policë janë të angazhuar në menaxhimin e pandemisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka njoftuar se për menaxhimin e pandemisë COVID-19, janë angazhuar rreth 4 mijë policë.

Qalaj tha se angazhimi i policëve është duke dhënë rezultate, transmeton Telegrafi.

“Ne jemi në zbatim të masave të reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës, kemi bashkëpunim me qytetarë. Mund të them që policët e Kosovës të cilët janë të angazhuar drejtpërdrejtë në menaxhimin e pandemisë janë diku rreth 4 mijë, dhe ky angazhim po jep rezultate. Ne jemi të angazhuar edhe nëpër rrugë dukë udhëzuar qytetarët se si duhet respektuar masat”, deklaroi ai në një konferencë për media.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, bëri apel të qytetarët që të respektojnë masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës, në mënyrë që të mposhtet virusi COVID-19./Telegrafi/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles