10.2 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Dita e katërt e intervistimit, Thaçi nuk deklarohet për media

Për të katërtën ditë më radhë, presidenti Hashim Thaçi është duke u intervistuar nga ana e Prokurorisë Speciale në Hagë.

Intervistimi i Thaçit për sot ka nisur në orën 14:00, ndërkaq ai nuk është prononcuar para mediave.

Thaçi që nga e hëna është duke qëndruar në Hagë. Gjatë tri ditëve të kaluara intervistimi i Thaçit ka zgjatur rreth gjashtë orë.

Edhe sot sikurse edhe ditëve të mëparshme para hyrjes së Prokurorisë Speciale, po qëndrojnë bashkatdhetarët nga vendet e ndryshe të BE-së, të cilët kanë ardhur që të mbështesin presidentin Thaçi.

Pas intervistimit të hënën, në ditën e parë, Thaçi ka thënë se është diskutuar për “çështje sqaruese, teknike” dhe për interesimin e prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles