6.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Cakaj: Drejtësia e luftës së UÇK-së, e patjetërsueshme

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në një takim në Tiranë, Kryetarin e Skënderajt, Bekim Hamëz Jasharin dhe Kryetarin e Drenasit,  Ramiz Tushë Lladrovcin.

Kjo u bë e ditur nga vet Cakaj, përmes llogarisë së tij në Facebook.

Cakaj tha se biseda u përqendrua në punën e bërë prej kryetarëve në zemër të Drenicës, drejtësinë e pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rëndësinë e patjetërsueshme të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Ai theksoi se pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe domosdoshmëria e ruajtjes së shumicës shqiptare në Bujanoc.

Kjo e fundit sipas tij është edhe detyrë historike edhe nevojë institucionale për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Sakrifica sublime e familjes Jashari e Lladrovci ndër breza për lirinë e Kosovës duhet të shërbejë si burim frymëzimi për gjithë shqiptarët kudo ndodhen”, tha Cakaj.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles