Djali iu infektua me COVID-19, por deputetja e Kuvendit të Kosovës thotë se ajo doli negativ në testin për koronavirus

0
90

Emra të shumtë të LDK-së u konfirmuan se dolën pozitiv me virusin COVID-19.

Por deputetja nga radhët e kësaj partie, Valentina Bunjaku-Rexhepi thotë se është testuar, por që për fat të mirë rezultoi negativ.

Por jo vetëm kaq, pozitiv në testimin për COVID-19 ka rezultuar djali i saj, Leoni, transmeton Indeksonline.

Deputetja thotë se pas 7 ditësh ai po e kalon mirë këtë sfidë, teksa thekson se virusi nuk është lojë për askënd.