10.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Polici nga Suhareka që u bë lajm në mediat zvicerane për humanizmin e tij: Kosova ka njerëz të mirë dhe polici efikase

Grabitja e shtetases zvicerane gjatë pushimeve të saj në Kosovë nga shoku i saj kosovar u bë lajm në mediat zvicerane. Megjithatë, brenda këtij lajmi të keq ishte edhe një shembull i mirë i policit që e ndihmoi gruan në nevojë dhe i bëri vend në shtëpinë e tij.

Ishte pjesëtari i Policisë së Kosovës, Blerim Kuqi, i cili e ka strehuar në familjen e vet, duke mos e lënë në rrugë shtetasen zvicerane.

Pasi që ky rast është bërë lajm në media, është deklaruar edhe vetë polici Kuqi, i cili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se rasti i shtetases zvicerane, nuk është rast që e bën të ndjehet krenar, por e bën edhe më të vullnetshëm në angazhimin e tij për luftimin e dukurive negative në shoqëri.

“Ka shërbyer ky rast që botës dhe vizitorëve të ju tregojmë se në Kosovë ka njerëz të mirë dhe polici efikase në zbardhjen e krimit”, ka shkruar Kuqi.

Postimi i plotë i Kuqit në Facebook:

“Të nderuar miq, koleg dhe mërgatë,

Paraprakisht ju uroj të jeni mirë! Që në momentet e para kur kam veshur uniformën e Policisë së Kosovës jam betuar në luftimin e dukurive negative dhe shërbimit më të mirë ndaj qytetarëve pa dallim.

Rasti i shtetases zvicerane, nuk është rast që më bënë të ndjehem krenar, përkundrazi më bënë edhe më të vullnetshëm në angazhimin tim për luftimin e dukurive negative në shoqërinë.

Ka shërbyer ky rast që botës dhe vizitorëve të ju tregojmë se në Kosovë ka njerëz të mirë dhe polici efikase në zbardhjen e krimit.

Unë dhe familja ime nuk kemi bërë asgjë më shumë se çdo qytetar tjetër i Kosovës që ndër breza jemi mësuar të presim dhe të ndihmojmë njerëzit në nevojë.

Andaj më lejoni që si bashkqytetar, shqiptar, prind dhe si Polic i Kosovës të ju falënderoj për thirrjet tuaja nga mërgimi, gazetarët për mbështetjen mediatike, kolegët dhe të gjithëve të tjerëve, me thirrjen që dukuritë negative mund ti luftojmë së bashku duke ndihmuar njëri tjetrin.

Faleminderit në përulësi,

Blerim Kuqi”, ka shkruar polici shqiptar, përcjell Telegrafi.

Mediumi zviceran, Blick.ch, kishte shkruar përjetoi tmerrin e pastër në Kosovë. Siç shkruan ky medium, duke u thirrur në një raportim të mediumit lokal “Suharekonline”, gruaja zvicerane u grabit nga shoku i saj kosovar në qytetin e Suharekës dhe mbeti në këmbë në mes të rrugës.

Dhe sipas Blick,ch, polici u tregua shembull, duke e strehuar në familjen e tij shtetasen zvicerane, pasi që i ishin vjedhur parat dhe dokumentet.

Sipas Policisë së Kosovës, shtetasja zvicerane ishte në lidhje me një qytetar nga Komuna e Vushtrrisë, i cili me një grup të organizuar ka plaçkitur shtetasen duke i marr dy telefona, para të gatshme, dokumentet dhe gjithçka që ajo kishte.

Pastaj e njëjta ka mbetur në rrugë, një shembull të mirë ka treguar polici Blerim Kuqi, i cili e ka strehuar në familjen e vet, duke mos e lënë në rrugë shtetasen zvicerane.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles