8.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

AGK e dënon ashpër gjuhën e përdorur nga zyrtari i PDK-së, Gani Koci, në drejtim të gazetares Jeta Xharra

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e dënon ashpër gjuhën e përdorur nga zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Gani Koci, në drejtim të gazetares Jeta Xharra.

Koci në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar: “Ka ardh koha, jo me i dezinfektu por me i mbyll me beton gropat septike serbe, të mbetura akoma në Kosovë. Shumë po kundërmojnë!”, duke i quajtur gropa septike serbe që duhet mbyllur me beton, disa personalitete duke përfshirë edhe gazetaren e BIRNI-it, Jeta Xharra.

Për AGK-në, kjo mënyrë e shprehjes ndaj gazetarëve përbën një sulm ndaj lirisë së shprehjes. Presionet e tilla nuk janë të dëmshme vetëm për punën e gazetarëve, por edhe për demokracinë në vend.

Gazetarët kanë të drejtë të kryejnë punën e tyre lirshëm, pa pasur frikën ndaj etiketimeve të kësaj natyre.

Gjithashtu, AGK u bën thirrje të gjithë zyrtarëve politikë të ndalin sulmet ndaj gazetarëve, në mënyrë që puna e tyre t’i shërbejë opinionit dhe zhvillimit demokratik të shoqërisë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles