8.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rasti tragjik në Lipjan, fqinji thotë se familjet e përfshira në konflikt ishin shumë të afërta mes vete

Një person ka ndërruar jetë, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur sot rreth orës 07:00 në fshatin Hallaq i Madh, në Komunën e Lipjanit.

Komandanti i stacionit policor në Magure, Naser Karbuzi ka thënë se motivi i vrasjes dyshohet se ka qenë familjar.

“Motivet janë familjare për shkak të një problemi”, ka shtuar Karpuzi para mediave.

Bahri Terpeza, një fqinj i dy familjeve të përfshira në konflikt thotë se këto familje kanë kaluar mirë me njëra tjetrën dhe se nuk ka qenë në njohuri të ndonjë problemi mes tyre.

“Këto familje nuk kanë pasur asgjë të keqe. Të dy palët kanë qenë familje të mira dhe asnjëherë asgjë të keqe nuk kanë pasur. Nuk ma merr mendja që kanë pasur ndonjë problem mes vete. Kanë qenë gjithmonë së bashku. Kanë jetuar afër me njëra-tjetrën. Familjet Jakupi dhe Hoxha kanë qenë të afërta sikur të ishin një familje”, ka deklaruar Bahri Tërpeza për RTV Dukagjinin.

Mjeku nga Emergjenca e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla ka thënë për Telegrafin se tre të lënduarit të cilët janë në gjendje shumë të rëndë, pas kryerjes së operacioneve janë duke qëndruar në intensivë.

“Tre persona janë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Pas intervenimit në sallë të operacionit ata po trajtohen në intensiv. Ndërkaq dy të tjerët janë duke u trajtuar, dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa një tjetër pas trajtimit të marr, i cili ishte shumë lehtë i lënduar është liruar për në shtëpi”, ka thënë Syla.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles