Presidenti i vendit, Hashim Thaçi vizitoi së fundi familjen e heroit të vendit, Rasim Kiçina në Baicë të Drenasit.
Pas kësaj vizite që pati tek familja Kiçina, zyrtari i Presidencës, Ismail Syla publikoi edhe një fotografi duke treguar se çfarë i tha nëna e heroit Rasim Kiçina, Thaçit.
“Lutna që të mbrojë gjaku i dëshmorëve. Ty të kemi djalin tonë!”, thuhet t’i ketë thënë ajo presidentit.
Ditë më parë, Prokurorai Speciale bëri publike aktakuzën drejtuar presidentit Thaçi si dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli, e pas kësaj Thaçi deklaroi se mund të ketë bërë gabime politike, por asnjëherë krime lufte.