Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe 113 raste të reja me coronavirus, ndërkaq janë shëruar 67 pacientë.
IKSHPK bën të ditur se sot janë testuar gjithsej 266 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 113 raste pozitive.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Ferizajt 15 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Prizrenit 11 raste, komuna e Mitrovicës 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 6 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Drenasit 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Kamenicë, Malishevë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime.
IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit COVIDD-19.
“Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat. Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda. Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm! Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve”.