4.9 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Sekretarja e MPL-së del pozitiv me COVID-19, testimin e bëri në Maqedoninë e Veriut

Sekretarja e Ministrisë së Pushtetit Lokal, Rozafa Ukimeraj ka rezultuar pozitiv pas testimit për COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, Ukimeraj ka bërë të ditur se testin për coronavirus e ka kryer në Maqedoninë e Veriut.

“Unë sot kam rezultuar pozitiv me virusin “Corona”. Unë jam në vetizolim që nga dita e hënë dhe po ndjehem mirë me shëndet. Po shpresoj se do t’ia tejkaloj edhe këtë sfidë. Edhe pas shumë përpjekjeve, unë nuk arrita të trajtohem dinjëtetshëm nga institucionet shtetërore, prandaj testimin e kam kryer në Maqedoninë Veriore”, ka shkruar ajo.

Ukimeraj ka kërkuar nga të gjithë personat që kanë pas kontakt me të bëjnë kontroll mjekësor sepse sipas saj nuk do i kontrollojë askush nga institucionet përgjegjëse.

“Të gjithë ata që kemi pasur kontakte, ju lutem, bëni kontroll mjekësore, meqë nuk do të kontrolloheni nga ndonjë institucion përgjegjës. Edhe pas shumë përpjekjeve, unë nuk arrita të trajtohem dinjitetshëm nga institucionet shëndetësore, prandaj testimin e kam kryer në Maqedoninë Veriore”, ka shkruar Ukimeraj.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles