Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka reaguar IKSHPK-së për mynyrën se si kanë apeluar mbrëmë një njoftim tek qytetarët.
Ahmeti tha se Instituti si fëmijë që kujdeset për prindin është analogji e gabuar, sipas tij instituti është institucion shkencor që jep fakte shkencore dhe analizon situatën për politik bërësit.
Më poshtë postimi i plotë i Ahmetit:
Përderisa pajtohem me qëllimin, mjeti, mënyra dhe përçuesi i porosisë lënë për të dëshiruar.
Instituti si fëmijë që kujdeset për prindin është analogji e gabuar.
Instituti është institucion shkencor që jep fakte shkencore dhe analizon situaten për politikbërësit. Jep siguri për qytetarët se situata është nën kontroll. Jep rekomandime shkencore – dhe vetëm shkencore.
Mesazhi duhet të jetë i seriozitetit të virusit. Këtu pajtohem plotësisht. Por ka mënyrë më profesionale dhe më pak të çuditshme se kjo.
Përndryshe përgëzime për punën e Institutit.
Po virusi vret, por është e lehtë të luftojnë nëse të gjithë marrim përgjegjësi si qytetarë. Këtë nuk e kemi bërë javët e fundit. Është koha të jemi serioz në këtë betejë të gjithë. Atëherë sdo të ketë nevojë për masa tjera restriktive.