Dy vdekje të reja janë regjistruar në raportin e ri të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për ditën e martë. Me dy rastet e reja, numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Kosovë ka shkuar në 51.
Të hënën, IKSHPK-ja në raportin ditor kishte bërë të ditur se janë 49 persona që kanë vdekur si pasojë e virusit, ndërsa menjëherë pas këtij njoftimi, Komuna e Malishevës kishte njoftuar për një vdekje tjetër. Sipas njoftimit, vetëm pas vdekjes së S.T. familja e tij ishte njoftuar se ai kishte COVID-19.
Për viktimën tjetër, institucionet nuk kanë dhënë informata.
Në Kosovë aktualisht janë 1250 raste aktive. Deri tash në vend janë regjistruar 2878 raste pozitive, me 1577 prej tyre që janë shëruar.