4.6 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Hoti paralajmëron kthimin e karantinimit dhe ndalimin e tubimeve me më shumë se 100 persona

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar mundësinë për kthimin e karantinimit të disa zonave dhe ndalimin e tubimeve mbi 100 persona.

Ai tha se në lidhje me këtë do të merren vendime në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

“Qysh në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të merren disa vendime, duke filluar nga reduktimi i punësimeve në institucione, duhet të kujdesen ata që kanë mundësi të punojnë nga shtëpitë. Do të mbyllen të gjithë sektorët ku ka raste të paraqitura. Duhet që përmes organeve të rendit që personat që janë të izoluar të mbesin ashtu. Inspektorati sanitar do të marrë masa parandaluese në përputhej me ligjin, e kam fjalën për masat ndëshkimore. Inspektorët do të ecin nëpër rrugë, do të marrin masa. Nëse duhet të marrim masa edhe për karantinimin e disa zonave të caktuara. Do të ndalojmë grumbullimin në hapësira të hapura e të mbyllura për më shumë se 100 persona. Do të rrisim së paku edhe për 100 numrin e infermierëve aty ku kërkohet. Këto janë masa të cilat do të ndërmerren menjëherë në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës. Jemi rrezik nga vala e dytë, na ndihmoni që të mos kemi nevojë ta mbyllim komplet ekonominë siç ndodhi herën e kalume”, tha Hoti, raporton Telegrafi.

Hoti tha se situata është nën kontroll, por nën kontroll të brishtë dhe se duhet të punojnë të gjithë së bashku për të mos u mbyllur ekonomia tërësisht.

“Nuk mund të lejojmë që gjendja të dalë jashtë kontrollit, jeta e qytetarëve është primare për ne. Klinika Infektive është mbushur, nuk ka vend më, janë duke u krijuar hapësira në klinika tjera dhe në spitale regjionale. Masat janë të thjeshta, maskat, dorëzat, larja e duarve dhe distancave. Çdokush që nuk i respekton këto masa bën vepër penale. 113 janë të hospitalizuar, 6 janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Nëse i shohim të dhënat, 8 për qind janë mjek dhe staf shëndetësor që janë prekur me COVID-19, sepse këta janë në vijën e parë të fronit”, tha Hoti. /Telegrafi/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles