Vetëvendosje thotë se për një javë janë mbledhur 150 mijë nënshkrime me kërkesën për zgjedhje

0
13

Më 25 mars u shkarkuan nga Qeveria e tash po kërkojnë zgjedhje të reja.

Qeveria Kurti ra me mocionin e mosbesimit të iniciuar nga partneri i saj qeverisës, LDK, parti kjo që tash ka formuar qeverinë e re.

E në Vetëvendosje kanë nisur peticionin e nënshkrimeve të qytetarëve për shkuarje në zgjedhje të reja.

Në këtë parti thonë se përgjigja qytetare është e jashtëzakonshme në mbështetje të kërkesës kundër atyre që tradhtuan vullnetin e shprehur më 6 tetor.

“Deri sot janë mbledhur 150 mijë nënshkrime dhe peticioni ende po vazhdon. Ditëve në vijim do të fillojmë mbledhjen e nënshkrimeve edhe në çdo fshat e lagje për të lehtësuar procesin e nënshkrimit të peticionit për të gjithë qytetarët që duan ta plotësojnë atë”, shkruan Vetëvendosje në një postim në Facebook.