24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

IKSHPK: Shtohet rreziku nga shpërthimi i vatrave të reja me COVID-19 në disa komuna të Kosovës

Pas raportimeve për 40 raste të reja me COVID-19, Instituti Shëndetësisë Publike të Kosovës ka ngritur alarmin për rrezikun e shpërthimit të vatrave të reja epidemike në Komunën e Prishtinës, Vushtrrisë, Prizrenit, Fushë Kosovës, Obiliqit, shkaku i mos zbatimit të distancës sociale dhe maskave mbrojtëse nga qytetarët.

Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë këtyre aktiviteteve, mund të shtojnë rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve, thuhet në komunikatë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë rekomandojnë që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të deritashme e në veçanti zbatimi i planit për masat lehtësuese që nënkupton vazhdimin e zbatimit të mëtutjeshëm të rekomandimeve.

IKSHK apelon qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin per Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe të merren masa përgjegjësie në rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar, thuhet më tej në komunikatë.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo, sipas IKSHPK-së, do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve.

“Ju lutem të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve! Çdo hap përpara që bëjmë, bartë edhe rrezikun me vete derisa virusi është ende në mesin tonë. Çdo hap përpara që bëjmë, bartë edhe rrezikun me vete derisa virusi është ende në mesin tonë. Ta ruajmë këtë situatë të qëndrueshme duke pasur parasysh situatë më të rënduar epidemiologjike në shumë shtete të botës”, thekson IKSHPK duke shtuar se lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles