Prezantohet rrejshëm si polic, ngacmon seksualisht një femër në Prishtinë

0
51

Një person është arrestuar pasi ishte prezantuar rrejshëm si zyrtar policor dhe kishte arritut të mashtronte një femër duke e ngacmuar seksualisht.

Ngjarja ka ndodhur më 11 maj, rreth orës 15:30 në rrugën Xhabir Toqani, në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

“Më 05.06.2020  është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili duke u prezantuar rrejshëm  si zyrtar policor kishte arrite ta mashtroi viktimën femër duke e ngacmuar seksualisht. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit  i cili ka lëshuar aktvendim dhe  i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.