13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Reagojnë veteranët: Flamurin e UÇK-së mos e përdorni për interesa politike

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar për vendosjen dhe heqjen e flamurit të UÇK-së në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

OVL UÇK ka kërkuar nga partitë që për hir të çështjes së përgjithshme të kenë unitet politik dhe që flamurin e UÇK-së të mos e përdorin për interesa politike.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i ka përcjellur zhvillimet politike në Kosovë dhe ka kërkuar nga partitë që për hir të çështjes së përgjithshme të kenë unitet politik, sepse kjo po shkakton edhe përçarjen në popull e që për ne është e papranueshme.

Kohëve të fundit, jemi duke parë vendosjen dhe heqjen e flamurit të UÇK-së në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, prandaj e ndjejmë si obligim që për këtë çështje të japim qëndrimin tonë:
Flamuri i luftës së UÇK-së vendin e ka në Organizatën e Veteranëve dhe Shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së, në memorialet, komplekset, lapidarët e dëshmorëve, akademitë dhe muzetë e luftës, por edhe mund të përdoret nga qytetarët në shenjë respekti për luftën”, thuhet në njoftimin e OVL UÇK-së.

Organizata e veteranëve ka theksuar se institucionet e shtetit të Kosovës kanë për obligim ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të luftës dhe kjo bëhet me anë të miratimit dhe zbatimit të ligjeve, dhe i bëjmë thirrje institucioneve dhe qytetarëve që flamurin e UÇK-së të mos e përdorin për interesa politike.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles