Reagon Abazi: Thaçi është njeri i poshtër, hajn, rrenc, kriminel i komunikatës 59 dhe analfabet

0
21

Ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi ka reaguar ndaj presidentit, Hashim Thaçi, i cili tha Abazi, ka qenë tri herë në Kopoanik të Serbisë, ku edhe zyrtarët e Serbisë aty.

Përmes një shkrimi në Facebook, Abazi e ka quajtur Thaçin ‘rrenc dhe njëri të poshtër’.

“Thaçi është njeri i poshtër, hajn, rrenc, kriminel i komunikatës 59 dhe analfabet. I përkulur para pllakës në Grackë”, ka thënë ai.

Abazi thotë se nuk ka qenë në Kopaonik dhe nuk ka takuar askënd.

“Kurrë nuk kam qenë në Kopaonik dhe kurrë nuk jam takuar me autoritetet Serbe atje ashtu siç nuk kam qenë as edhe në dhomën e përgjimeve”, thekson ai.

“Prokuroria e shtetit duhet ta intervistoj hajnin dhe rrencin”, ka shkruar Abazi.