Osmani: Familja ime nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë Hashim Thaçi

0
37

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se një Qeveri e cila varet nga votat e Beogradit, asnjëherë nuk mund të përfaqësojë vullnetin qytetar dhe se familja e saj politike asnjëherë nuk ka qenë Hashim Thaçi.

Ajo shtoi se votën e fundit për zgjedhjen e kësaj Qeverie e ka siguruar presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në kundërshtim me mandatin e tij kushtetues.

“Në radhë të parë, një Qeveri e cila varet nga votat e Listës Serbe, pra nga Beogradi, së cilës votën e 61 ja siguroi presidenti Thaçi, në kundërshtim me rolin e tij kushtetues, asnjëherë nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar”, tha Osmani.

Ajo tha se familje e saj politike nuk ka qenë asnjëherë Hashim Thaçi.

“Familja ime politike asnjëherë nuk ka qenë e as nuk do të jetë Hashim Thaçi. Këtë ngatërrim nuk e kamë bërë më herët as nuk do ta bëj as tash e tutje, familja ime janë qytetarët e Kosovës”, tha Osmani para medieve.